Tiranë, Tetor 2011
Kurorezohen Fituesit
Nje mbremje per te mos u harruar ishte ajo e 31 tetorit ne Pallatin e Kongreseve. Per te shtatin vit radhazi Akademia KULT, e kthyer tashme ne nje institucion te vertete vleresimi beri te mundur qe artistet nga te gjitha fushat e artit te kishin nje nate te gjithen te tyren. 14 fitues ishin ata qe merituan Kupen e Cmimit KULT 2011 ne 12 kategori te artit si dhe 2 cmime speciale per dy prurje te vecanta gjate vitit 2010. Emocion, spektakel, por mbi te gjitha vlera ofroi kjo mbremje. Tashme kthyer ne nje tradite, per te kurorezuar fituesit u ngjiten ne skene 24 personalitete te njohura te artit dhe shkences si Ermir Krantja, Yllka Mujo, Edmond Tupja, Muzafer Korkuti, David Tukici, Reshat Arbana, Eva Alikaj, Vasjan Lami, Llaqi Nako etj. Por pa dyshim nje nga pikat e forta te ketij edicioni ishin dy moderatoret e ketij spektakli, aktoret e mirenjohur Artan Imami dhe Enver Petrovci qe me batutat e tyre e sollen me prane artdashesve atmosferen si dhe fituesve u hiqnin emocionet. Por ata pervecse moderatorin shperfaqen dhe ane te tjera te talentit te tyre si Enver Petrovci kercimin dhe Artan Imami kengen. Performanca te mrekullueshme sollen dhe te ftuarit me pjeset e tyre artistike si duetet kengetareve te njohur Anjeza Shahini & Dren Abazi dhe Alban Skenderaj & Miriam Cani, apo interpretimi i mrekullueshem i popxhaz i te ftuares speciale kengetares Elina Duni qe vinte nga Zvicra enkas per kete event dhe interpretoi dy kenge. Pjese e spektaklit ishin dhe kercimet e trupes se baletit te Albi Nakos si dhe zeri potent i sopranos Shpresa Beka, e cila solli per te ftuarit nje nga ariet me te bukura “O don fatale” nga opera “Don Carlos” e Xhuzepe Verdit. Nje nga pikat kulmore te mbremjes qe ngriti ne kembe te gjithe publikun ishte recitimi i aktorit Reshat Arbana, Nder i Kombit i dy poezive “Balade qytetse” nga Migjeni si dhe “Dasem e madhe” e Ali Asllanit. Momente per t’u vecuar nga mbremja ishin dy cmimet speciale qe u dhane nga Presidenti i Akademise KULT, Ylli Sula per kompozitorin e njohur Aleksander Peci per te gjithe krijimtarine e tij mjaft te vecante dhe kontributin ne muziken klasike shqiptare si dhe nje cmim per perkthyesin e mrekullueshem Robert Shvarc qe pas vdekjes, ne vitin 2010, publiku pati mundesine ta njohe ate dhe permes poezise, nje botim. Mbremja e ndarjes se Cmimeve KULT i kushtohet teresisht artisteve, shkrimtareve, atyre qe punojne pa u lodhur dhe pa menduar ndoshta se me vone i pret nje cmim. Dhe per kete eshte KULT. Per ta pare, zbuluar dhe vleresuar me te miret. Por nga viti ne vit, nje pjese e njerezve me vlera ikin nga kjo bote. Per te kujtuar te gjithe ata kane lene gjurme me vepren e tyre, por sot me nuk i kemi prane, ne mbremjen e 31 tetorit castet e “In memoriam” ishin ata qe perloten artistet ne skene.
Cmimet Kult shtruan Tapetin e Kuq, ku artistet e ndien veten rrezellites, triumfatoret e artit shqiptar duke i shtuar edhe me shume prestigjin ketij eventi madheshtor, i denje per t’u barazuar me festivalet me prestigjioze ne bote. Mbremja Gala ishin vertet nje nate magjike per te mos u harruar.
Ylli Sula
Drejtor ekzekutiv |